image Kapiteni i Serbisë kërkon “hakmarrje” në Botëror ndaj Zvicrës dhe Brazilit

Futboll

Kapiteni i Serbisë kërkon “hakmarrje” në Botëror ndaj Zvicrës dhe Brazilit

news image

Kapiteni i Kombëtares së Serbisës, Dushan Tadiq, e ka komentuar shortin e fazes së grupeve të Botërorit “Katari 2022”, ku Serbia luan në një grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës dhe Brazilin e Kamerunin.

Tadiq e pranon se brazilianët janë favoritë për ta kaluar grupin, por e ka vlerësuar edhe Zvicrën, e cila e kishte eliminuar Serbinë në Botërorin e kaluar me dy golat e Shaqirit dhe Xhakës.

“Është një grup i ngjashëm sikurse ai I Botërorit të mbajtur në Rusi, vetëm që tani në vend të Kosta Rikës është Kameruni. Është shans I mire për ne që të marrim hak për të kaluar grupin. Brazili është favorit, por kjo nuk do të thotë se do të kalojë sigurt nga ky grup. Edhe ne duhet të besojmë se kemi potencial për ta kaluar grupin. Zvicra është gjithmonë një skuadër cilësore, kurse Kameruni është ekip tipik afrikan, I mire fizikisht. Por ne duhet ta shohim vetën tone dhe të luftojmë për”, ka thënë Tadiq.

/GazetaSinjaliSport/