image Kapiteni i policisë e rrah të prangosurin në Mitrovicë

Kosovë

Siguri/ Kapiteni i policisë e rrah të prangosurin në Mitrovicë

news image

Kapiteni i Policisë në Mitrovisë e ka sulmuar një të ri në qytetin e Mitrovicës, pasi fillimisht ia kishte vendosur prangat.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:40 afër objektit të komunës në Mitrovicë.

Njëri prej dëshmitarëve që kishte parë ngjarjen nga afër, i cili foli në kushte anonimiteti, ka bërë të ditur për KP, se eprori i policisë e ka grushtuar të riun dy herë në kokë në qendër të qytetit dhe në prani të qytetarëve.

“Turp çka pamë sot. Nuk e di çka ka bërë ai djali, por ne ta çojnë në polici, e jo me rah me duar të lidhura midis qytetit dhe në prani të qytetarëve. Vërtetë kjo s’ka kuptim prej pjesëtarëve të policisë, aq më tepër kur të dy policët janë me grada të larta”, ka thënë ky dëshmitar.

Kapiteni për KP ka arsyetuar dhunën duke u përgjigjur në formë shakaje se ‘ia ka thyer hoxhës ibrikun’.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për arrestimin e një qytetari. Ai nuk është përgjigjur në pyetjen pse është grushtuar qytetari nga ana e kapitenit policor derisa ishte me duar të lidhura, në qendër të qytetit dhe në prani të qytetarëve.

“Po, është arrestuar një qytetar për mos respektim ose mos dëgjim të urdhrave” sqaroi shkurt Zahiti, pa dhënë asnjë detaj shtesë, duke u arsyetuar se akoma nuk ka raport zyrtar./Gazeta Sinjali/