image Kapet njëri nga të dyshuarit për grabitjen si në filma në Parallovë

Siguri

Kapet njëri nga të dyshuarit për grabitjen si në filma në Parallovë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Parallovë, më 18 nëntor.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ku disa persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës “Procredit”, që përfunduan në duart e të dyshuarve.

Policia kishte njoftuar se më pas të dyshuarit i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira. 

/GazetaSinjali/