Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar në Drenas mbrëmë gjatë mesnatës, pasi që dyshohej se brenda saj kishte pajisje për prodhimin e kriptovalutave, shkruar Gazeta Sinjali.
Drejtuesi brenda veturës kishte ngarkuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, ku policia më pas i ka sekuestruar 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
Policia ka bërë të ditur se është sekuestruar vetura dhe të gjitha pajisjet si dhe me rastin po merret Dogana e Kosovës.
Ndërkohë, lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kompetent./GazetaSinjali/