image Kapet në Merdare i shpalluri në kërkim nga Policia e Kosovës

Siguri

Kapet në Merdare i shpalluri në kërkim nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhërarrest të lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë mbrëmë rreth orës 20:00 në Merdare.

Policia njofton se i arrestuari është ndaluar në qendër të ndalimit.

“Merdare 31.10.2020 – 20:00.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull Kos., në konsultim me gjyqtaren e lëndës dhe me urdhër të saj i kërkuari ndalohet në qendrën e ndalimit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/