image Kapet në Itali shqiptari me kokainën e “Dajës”

Evropë

Kapet në Itali shqiptari me kokainën e “Dajës”

news image

Një shtetas shqiptar, korrier droge, u arrestua në Itali sepse në makinë mbante kokainë të pastër 11 kg. 

Ai është 30 vjeçar. Ushtarët e Policisë Financiare të Leccos e kanë përgjuar. Pasi e ndoqën, e ndaluan në kabinën e pagesës së autostradës në Parma, shkruan ilgiorno.it.

“Pluhuri i bardhë”, i destinuar për sheshet e blerjeve në Lecco dhe provincën e Como, ishte  fshehur i ndarë në copa të vogla në makinën së tij.

Droga ishte e ndarë në paketime 1 kilogramshe mbi të cilat shkruhej “Daja”.

 Në shtëpinë e tij, në Mariano Comense, janë gjetur edhe 3 kilogramë.

Sipas policisë, ajo kishte si destinacion sheshet e Lecchese dhe provincën e Como, ku pritej të arrinte një vlerë 2 milionë euro.

/GazetaSinjali/