Një zyrtar policor është arrestuar në flagrancë për mitmarrje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues nga qyteti i Shtimes bëjnë me dije se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në këtë qytet, ku edhe është arrestuar zyrtari policor.
Kolegë të tij, në kushte anonimiteti kanë treguar për arrestimin e zyrtarit policor të Njësitit për Zbatimin e Urdhëresave.
Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detaje të tjera. /Gazeta Sinjali/