image Kapet me marihuanë një person në Prishtinë

Siguri

Kapet me marihuanë një person në Prishtinë

news image

Dje rreth orës 19:30, në rrugën “Bardhosh Gërvalla” në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për posedim të narkotikëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, ai u kap gjatë një kontrolli të policisë në një veturë, në të cilën ai ishte pasagjer.

Ndërkaq, substanca e llojit marihuanë, me peshë 2.5 gram, iu gjet në xhep./Gazeta Sinjali/