image Kapet me drogë, arrestohet një person në Prishtinë

Siguri

Kapet me drogë, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij erdhi pasi që gjatë kontrollit, policia ia gjeti dhe ia konfiskoi një qese me substancë të dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 19:30 në rrugën “Isa Boletini” në kryeqytet.

Përmes raportit 24-orësh të policisë, mësohet se qesja përmbante substancë narkotike të llojit marihuanë, që peshonte 13 gramë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/