image Kapet me armë, arrestohet nga policia një person në Klinë

Kosovë

Siguri/ Kapet me armë, arrestohet nga policia një person në Klinë

news image

Policia në Klinë ka arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armës.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën, “Sadik Rama” të këtij qyteti, teksa policia kishte intervenuar në një lokal pas marrjes së një informate anonime së një i dyshuar është i armatosur.

Me këtë rast, forcat e rendit nga i dyshuari kanë sekuestruar armën ndërsa i njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. /Gazeta Sinjali/