Policia e Kosovës dje ka arritur të arrestojë të dyshuarin për vjedhje të rëndë në një furrë buke në Fushë Kosovë që ndodhi më 3 mars, mëson Gazeta Sinjali.
I dyshuari që vodhi 800 euro në një furrë buke në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I njëjti, gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.