image Kapet hajni i marketeve në Prishtinë, për dy javë kishte kryer tri vjedhje

Siguri

Kapet hajni i marketeve në Prishtinë, për dy javë kishte kryer tri vjedhje

news image

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në tri markete në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) në fillim të muajit prill kishte kryer vjedhje në marketin ‘QTA’, ndërsa 10 ditë më vonë dyshohet se ka kryer vjedhjen e dytë në marketin’ Viva Fresh’.

Por ai nuk u ndal me kaq, pasi që dyshohet se 6 ditë më vonë kreu vjedhje të rëndë në një pikë tjetër të ‘Viva Fresh-it’.

Sipas burimeve, pas një pune hetimore, është arritur që 27-vjeçari të identifikohet dhe të arrestohet.

I njëjti ka pranuar që ka kryer tri veprat e cekura dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/