image Kapet gruaja e ish-deputetit ukrainas duke ikur me afro 30 milionë euro në valixhe

Botë

Kapet gruaja e ish-deputetit ukrainas duke ikur me afro 30 milionë euro në valixhe

news image

Gruaja e ish-deputetit ukrainas, Kotvytskyy është kapur duke tentuar ta kalojë kufirin me një shumë të madhe të parave.

Siç është raportuar, ajo në valixhe kishte më shumë se 28 milionë dollarë (mbi 25 milionë euro) dhe mbi 1.3 milion euro, por u kap nga autoritetet e Hungarisë në kufirin Zakarpattya.

Ajo është marrë në pyetje për të mësuar se nga i ka siguruar paratë, me të cilat është kapur duke ikur.

/GazetaSinjali/