Gjermania ka dënuar ashpër sulmin rus në Kiev dhe është zotuar për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, duke bërë të ditur se kjo çështje do të jetë temë kyçe në samitin e NATO-s javën e ardhshme në Ankara.
Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë thuhet se presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk tregon asnjë gatishmëri për të negociuar”, raporton The Guardian, përcjell Sinjali.
“Njerëz u vranë ose u plagosën në gjumë, shtëpitë u shkatërruan dhe infrastruktura civile, si një institucion mjekësor, u dëmtua rëndë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre.
Pamjet tronditëse të shkatërrimit nga nata e kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia po e vazhdon luftën e saj të paligjshme të agresionit kundër Ukrainës me brutalitet të pandërprerë.
Putini nuk tregon asnjë gatishmëri për të negociuar. Ai vazhdon të mbështetet në terrorin me raketa dhe dronë kundër popullsisë, ndërsa Rusia po pëson humbje të mëdha në vijën e frontit në agresionin e saj kundër Ukrainës”, thuhet në reagim.
Rusia e sulmoi kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës së të mërkurës, ndërsa Shërbimi i Emergjencave atje njoftoi se numri i të vdekurve ka arritur në 17.
Reagime pati edhe nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila tha se do të propozojë sanksione ndaj më shumë subjekteve të industrisë ushtarake ruse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!