image Kapet duke kontrabanduar barna, arrestohet një person në Viti

Siguri

Kapet duke kontrabanduar barna, arrestohet një person në Viti

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tregti të ndaluar me barna, dje rreth orës 10:05 në Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në veturën e tij, ka gjetur një sasi të konsiderueshme të barnave, pa dokumentacion përkatës.

“Viti, 09.10.2020-10:05. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull  kosovar. Gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave  (197 artikuj ne sasi totale 1815 pako)  pa dokumentacion mbi blerjen dhe prejardhjen e tyre”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/