image Kapet sasi e madhe e drogës në kamionin me targa shqiptare në Mal të Zi

Rajon

Kapet sasi e madhe e drogës në kamionin me targa shqiptare në Mal të Zi

news image

Një sasi e konsiderueshme droge e llojit marihuanë është sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi.

Mediat bëjnë me dije se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, pranë Hanit të Hotit në një kamion me targa shqiptare.

Droga sapo është kapur dhe ende nuk ka filluar peshimi i saj për të zbuluar sasinë që ndodhej në kamion.

Ndërkohë deri më tani nuk ka informacione të tjera në lidhje me të shoqëruar apo destinacionin kryesor të drogës.

/GazetaSinjali/