image Kapet 21-vjeçari në Suharekë për deponim dhe shitje me para të falsifikuara

Siguri

Kapet 21-vjeçari në Suharekë për deponim dhe shitje me para të falsifikuara

news image

Policia e Kosovës në Stacionin Policor në Suharekë, ka njoftuar për një person të dyshimtë i cili kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit nga 500 euro të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia përmes një raporti, në rastin e fundit me datë 10 mars 2021, kishte arritur që përmes blerjes të mashtrojë një viktimë duke i dhënë po ashtu një monedhë në vlerë prej 500 euro.

Policia me këtë rast ka arrestuar personin me iniciale B.K i lindur në vitin 2000, i cili është ndaluar në mbajtje prej 48 orësh.

Monedhat e falsifikuara 3 herë nga 500 euro, janë sekuestruar si dëshmi për t’i paraqitur në kallëzimin penal.

“Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimi e të dyshimtit. Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici, dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë  në qarkullim”, njofton PK-ja. /Gazeta Sinjali/