image Kapen vëzhguesit në QNR, deklarohen nga Lëvizja Vetëvendosje

Kosovë

Rinumërimi/ Kapen vëzhguesit në QNR, deklarohen nga Lëvizja Vetëvendosje

news image

Sot është raportuar për një rrahje në mes të vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas raportimeve të mediave rrahja mes vëzhguesit të partisë Nisma dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje ndodhi për shkak të një fletëvotimi.

Gazeta Sinjali ka pyetur zyrën për informim të Lëvizjes Vetëvendosje për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarje por sipas tyre kjo ishte ‘përplasje verbale’.

“Ka pasur një provokim nga ana e vëzhguesit të NISMA-s me ç’rast vëzhguesit tanë kanë reaguar, por nuk ka pasur asgjë më shumë se një përplasje verbale e cila është tejkaluar”, thuhet në përgjigjen e Lëvizjes Vetëvendosje për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë edhe versionin e përgjegjësit të QNR-së, Burim Ahmetaj, mirëpo ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike. /Gazeta Sinjali/