image Kapen tri qese me marihuanë në Mamushë, prangosen 3 të dyshuar

Siguri

Kapen tri qese me marihuanë në Mamushë, prangosen 3 të dyshuar

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në Mamushë, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit janë E.B. e N.V, të lindur në vitin 2002 dhe A.D., i lindur në vitin 1997.

Në veturat e të dyshuarve policia, ndër të tjera, ka gjetur dhe ka konfiskuar tri qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 77.74 gramë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai tha se të arrestuarit dyshohen se të mërkurën kanë kërcënuar një person, të cilit i kanë kërkuar që të blejë substanca narkotike nga ta.

“Policia ka arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe në veturat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë narkotike marihuanë me peshë 77.74 gramë, një revole pa fishekë, si dhe gjëra të tjera që lidhen me rastin, po ashtu janë konfiskuar edhe dy veturat e të dyshuarve”, tha Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/