image Kapen rob ushtarët rusë, ministri i Jashtëm ukrainas: Erdhën për të vrarë njerëz të pafajshëm

Botë

Kapen rob ushtarët rusë, ministri i Jashtëm ukrainas: Erdhën për të vrarë njerëz të pafajshëm

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka publikuar imazhe të disa ushtarëve rusë ku janë kapur disa forca, nga ukrainasit.

Përmes rrjetit social ai iu drejtua nënave dhe grave ruse, që t’i bëjnë thirrje bijëve të tyre të kthehen në Rusi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nëna, gra, vajza të ushtarëve rusë! Ktheni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Juve po ju gënjejnë. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha në një konferencë televizive “këto janë mijëra trupa të pushtuesve”.

/GazetaSinjali/