image Kapen në Podujevë dy persona të kërkuar për vjedhje nga Policia

Siguri

Kapen në Podujevë dy persona të kërkuar për vjedhje nga Policia

news image

Sot nga njësitë policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, janë arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe janë realizuar dy urdhëresa te gjykatës.

“Personat e arrestuar janë: B.M., mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për vjedhje të rëndë), dhe F.O. mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( 1 urdhëresë të gjykatës për vjedhje të shërbimeve)”, tha ajo.

Po ashtu, sipas njoftimit nga policia, personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/