image Kapen në Itali 5 milonë euro drogë e nisur nga Shqipëria, arrestohet 31-vjeçari

Rajon

Kontrabandë/ Kapen në Itali 5 milonë euro drogë e nisur nga Shqipëria, arrestohet 31-vjeçari

news image

Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane në qytetin e Brindizit.

Atij i janë sekuestruar 546 kg marijuanë dhe 17 kg hashash të cilat sipas mediave italiane i kishte transportuar nga Shqipëria me një skaf 6 metra të gjatë.

Operacioni është ekzekutuar nga reparti ajro detar i Guardia di Finanza e Barit dhe nga reparti operativ detar i Rojes bregdetare të Brindizit.

Droga ishte fshehur nën dyshemenë e skafit e paketuar në pako me pesha të ndryshme. Vlera e drogës përllogaritet të jetë 5 milonë euro. /Gazeta Sinjali/