Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane në qytetin e Brindizit.
Atij i janë sekuestruar 546 kg marijuanë dhe 17 kg hashash të cilat sipas mediave italiane i kishte transportuar nga Shqipëria me një skaf 6 metra të gjatë.
Operacioni është ekzekutuar nga reparti ajro detar i Guardia di Finanza e Barit dhe nga reparti operativ detar i Rojes bregdetare të Brindizit.
Droga ishte fshehur nën dyshemenë e skafit e paketuar në pako me pesha të ndryshme. Vlera e drogës përllogaritet të jetë 5 milonë euro. /Gazeta Sinjali/