image Kapen në flagrancë dy gra në Ferizaj, po e shantazhonin një burrë për t'ia marrë 30 mijë euro

Siguri

Kapen në flagrancë dy gra në Ferizaj, po e shantazhonin një burrë për t’ia marrë 30 mijë euro

news image

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka arrestuar sot dy femra që dyshohet se kanë shantazhuar një 43 vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, ato janë arrestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30 mijë euro nga viktima, në mënyrë që ato të tërheqin një padi që e kishin bërë ndaj vëllait të viktimës, i cili gjendet në paraburgim, për një rast të mëhershëm.

“Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat, në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 euro për të tërhequr padinë ndaj vëllait të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjendet në paraburgim. Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe të dyshuarat janë arrestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, njëra nga të dyshuarat është ndaluar për 48 orë, kurse e dyshuara tjetër është liruar me procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/