image Kapen gjashtë tonë drogë në vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë

Botë

Botë/ Kapen gjashtë tonë drogë në vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë

news image

Gjashtë tonë kokainë janë konfiskuar në Urugai, e cila po cilësohet si pengesa më e madhe e trafikuar në historinë e këtij vendi.

Oficerët detarë dhe doganorë kapën 4.4 tonë drogë në portin Montevideo, e cila ishte fshehur në katër kontejnerë miell soje të destinuar për Lome, kryeqytetin e Togos. Kurse 1.5 ton të tjera u gjetën më vonë në një fermë, thuhet në raportet lokale.

Sasia e substancave narkotike të konfiskuara në total vlerësohet të kenë rreth 1.3 miliardë dollarë vlerë në treg.

Uruguai është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si një pikë tranziti për të lëvizur drogë nga Amerika Latine në Afrikë dhe Evropë./Gazeta Sinjali/