image Kapen dy të dyshuarit që vodhën 50 mijë euro mall në Terminalin Doganor në Merdar

Siguri

Kapen dy të dyshuarit që vodhën 50 mijë euro mall në Terminalin Doganor në Merdar

news image

B.S., 41-vjeçar dhe M.Sh, 39-vjeçar kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se janë përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Dy të arrestuarit dyshohen se më 25 tetor 2021 në Terminalin Doganor në Merdar kanë vjedhur cigare, në vlerë të 50 mijë eurove.

“B. S. 41 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M. SH. 39 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,  janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në Terminalin Doganor në Merdar, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth pesëdhjetëmijë euro“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas arrestimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/