image Kapen duke vjedhur dru, arrestohen një burrë dhe një grua në Pejë

Kosovë

Raporti/ Kapen duke vjedhur dru, arrestohen një burrë dhe një grua në Pejë

news image

Dy persona në Pejë janë arrestuar pasi të njëjtit janë hasur në pyll duke prerë dru në pronë publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 8:05.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull  dhe një femër/K pasi ishin hasur në pyll duke prerë dru në pronë shoqërore. Në vendin e ngjarës kanë dalë  njësitë  policore dhe  zyrtari i pylltarisë, ku aty ishin  gjetur të  prera një sasi e masës drunore e cila është sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/