Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, të cilët nga njësitë policore në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës njofton se në një shtëpi të pabanuar, e cila ishte e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura, të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale.
Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Llapashticë, Podujevë 25.09.2020-16:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nga njësitë në një fushë të hapur janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit. Në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/