image Kapen duke luajtur bixhoz në Ferizaj, arrestohen 13 persona

Kosovë

Policia/ Kapen duke luajtur bixhoz në Ferizaj, arrestohen 13 persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona, pas një aksioni në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit.

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar 46 mijë e 521 euro, 1 mijë e 250 franga zvicerane dhe 1 mijë e 400 lekë./Gazeta Sinjali/