Policia ka njoftuar për kapjen e 11,327 kg substance të dyshuar narkotike e llojit marihuana, në Mitrovicën e Veriut.
Të dyshuarit i është gjetur droga në dy çanta, të cilat i kishte me vete.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Për këtë ka njoftuar dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka postuar një fotografi të drogë së kapur.
“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Lole Ribar, Mitrovicë Veri (NN) 27.11.2021 10:48. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në dy çanta të cilat i kishte me vete, i janë gjetur dhe konfiskuar 11,327 Kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raport.