image Kaosi në trafik në Kabul - Pamje

Botë

Kaosi në trafik në Kabul – Pamje

news image

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, dje ka rënë në duart e militantëve talibanë teksa është pushtuar edhe pallati presidencial.

Pamjet nga Daily Mail tregojnë kaosin total që ka përfshirë qytetin dje nga i cili shumë persona civilë po kërkojnë të largohen.

Trupat talebane morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit dje, ndërkohë që ata shfrytëzuan largimin e trupave amerikane nga vendi për të larguar forcat e qeverisë afgane dhe për të marrë pushtetin.

Presidenti afgan u largua gjatë ditës së djeshme me anë të aeroplanit dhe nuk vendosi që tu dorëzojë pushtetin talebanëve në mënyrë paqësore.

Kina dhe Rusia presin që të vendosin raporte me liderët talebanë dhe t’i njohin si autoritete legjitime të Afganistanit.

/Gazeta Sinjali/