Rep-artisti amerikan, Kanye West, së fundmi ka folur rreth jetës së tij private si dhe lidhjen me yllin televiziv, Kim Kardashian.
West gjatë një interviste tregoi është takuar për herë të parë me Kimin në vitin 2002, kur ajo ishte e martuar me producentin Damon Thomas.
“Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”-u shpreh ai.
Kanye tha se lidhja e tyre nuk ka qenë e lehtë, pasi të gjithë në fillim e paralajmëronin që të mos ngatërrohej me të.
“‘Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i një reality show. Do ta fundosë karrierën tënde.’ Më paralajmëronin të gjithë, por këmbëngula për ndjenjat duke iu përgjigjur shkurt: Unë e dua atë! Nuk më intereson!”- tregoi reperi.
Kujtojmë se çifti janë të martuar tashmë prej pesë vjetësh dhe kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm./Gazeta Sinjali/