image Kanye West mori 60 mijë vota si kandidat për president në SHBA, thotë se do të kandidojë prapë

Botë

Kanye West mori 60 mijë vota si kandidat për president në SHBA, thotë se do të kandidojë prapë

news image

Kanye West shkaktoi habi të madhe me vendimin e tij për të marrë pjesë në garën për Shtëpinë e Bardhë, vendim të cilit i qëndroi deri në fund. Emri i reperit u shfaq në fletët e votimit në 12 shtete, duke humbur afatin e regjistrimit në shumicën e shteteve të tjera.

Gjithsej ai ka arritur të marrë 60 mijë vota, nga të cilat më shumë se 10 mijë i mori vetëm në Tenesi ku zakonisht favorizohen më shumë republikanët.

Por karriera politike e West mund të mos quhet ende e mbyllur, sepse përmes një mesazhi në Twitter, ai theksoi se ka ndërmend të jetë sërish kandidat pas 4 vjetësh.

Kur shpalli kandidaturën në korrik, West u shpreh se platforma e tij ishte modeluar sipas Wakandas, mbretëria e trilluar nga Black Panther. I pyetur se përse kishte zgjedhur atë emër partie ai u shpreh: “Sepse kur fitojmë, është festa e ditëlindjes së të gjithëve.”

Kandidatura e tij bëri që West të kthehej në subjektin e një numri të madh kritikash dhe shqetësimi për shëndetin e tij, pasi bëri disa komente befasuese si ai kur tha se abolicionistja e njohur e shekullit të 19-të, Harriet Tubman “nuk i çliroi kurrë skllevërit, thjesht që ata të shkonin të punonin për njerëz të tjerë të bardhë”. /Gazeta Sinjali/