image Kanye West habitë me deklaratën: Qe dy vite kam tentuar të ndahem nga Kim Kardashian

Bota e Yjeve

Kanye West habitë me deklaratën: Qe dy vite kam tentuar të ndahem nga Kim Kardashian

news image

Kanye West ka deklaruar se ka tentuar të shkurorëzohet nga Kim Kardashian prej se ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel.

Në rrjetet sociale, 43-vjeçari ka thënë se bashkëshortja e tij kishte insistuar të takohej Meek Mill për të folur lidhur me reformat e burgjeve, ndërsa e ka kritikuar nënën e saj, Kris Jenner, duke e etiketuar si ‘Kris Jong-Un’

Njëherësh, ka thënë se gruaja dhe vjehrra e tij kishin tentuar ta shtrinin në spital pas kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke e akuzuar Kimin dhe nënën e saj për përpjekjet për ta izoluar në spital, ai ka rrëfyer njëherësh se ylli televiziv kishte dashur ta abortonte vajzën e tyre, North, e cila tash është shtatëvjeçare.

Sidoqoftë, ai i ka fshirë të gjitha postimet që i ka bërë për Kardashian brenda një ore pas publikimit. Megjithatë, tashmë është e qartë se raportet e West me gruan dhe familjen e saj nuk janë të mira.  /Gazeta Sinjali/