Kanye West ka deklaruar se ka tentuar të shkurorëzohet nga Kim Kardashian prej se ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel.
Në rrjetet sociale, 43-vjeçari ka thënë se bashkëshortja e tij kishte insistuar të takohej Meek Mill për të folur lidhur me reformat e burgjeve, ndërsa e ka kritikuar nënën e saj, Kris Jenner, duke e etiketuar si ‘Kris Jong-Un’
Njëherësh, ka thënë se gruaja dhe vjehrra e tij kishin tentuar ta shtrinin në spital pas kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke e akuzuar Kimin dhe nënën e saj për përpjekjet për ta izoluar në spital, ai ka rrëfyer njëherësh se ylli televiziv kishte dashur ta abortonte vajzën e tyre, North, e cila tash është shtatëvjeçare.
Sidoqoftë, ai i ka fshirë të gjitha postimet që i ka bërë për Kardashian brenda një ore pas publikimit. Megjithatë, tashmë është e qartë se raportet e West me gruan dhe familjen e saj nuk janë të mira. /Gazeta Sinjali/