Kanye West ka habitur të gjithë të pranishmit gjatë koncertit të tij në Atlanta.
Në koncert ishte e pranishme edhe Kim teksa Kanye, interpretonte këngën e tij “Love Unconditionally”, në të cilën ai iu lut që ajo të ‘kthehej’ tek ai.
Ai gjithashtu prezantoi një këngë të re në të cilën ai e ngacmoi atë me vargjet: ‘Koha dhe hapësira janë një luks, por ti erdhe këtu për të treguar se je ende e dashuruar me mua’.
Kim shihet në audiencë duke biseduar me të dhe vajzën tetë vjeçare të Kanye-t, North.
Një detaj që ra në sy ishte veshja e tyre që duket se ishte në sinkron.
Gjatë të dyja koncerteve, ai interpretoi një këngë të quajtur “Love Unconditionally”, në të cilën ai citon vargjet: “Po humbas familjen time”, në një kohë kur po divorcohet nga Kim.
Ai i lutet dashurisë së tij të humbur të “kthehet tek ai” dhe përfshin audion e këngës “Donda” duke kujtuar se si babai i saj e mësoi atë ta “donte pa kushte” dhe të “mos e braktiste kurrë familjen”. /GazetaSinjali/