Një person në Mitrovicë është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar në detyrë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se i dyshuari pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në komunikacion është revoltuar dhe ka kanosur zyrtarët policor.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:15 në Mitrovicë./Gazeta Sinjali/