Është arrestuar një person i dyshuar në Fushë-Kosovë pasi ka kanosur zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të gjobës.
I njëjti e kishte pasur veturën pa regjistrim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fushë Kosovë 11.06.2020 – 11:35. Njësia policore gjatë verifikimit të dokumenteve ka rezultuar se vetura e të dyshuarit mashkull kosovar nuk kishte regjistrim. Në momentin që zyrtarët policorë e kanë njoftuar drejtuesin e automjetit për shqiptim të gjobës, i dyshuari mashkull kosovar ka filluar t’i ofendojë dhe t’i kërcënojë zyrtarët policorë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/