image Kanosi një qytetar me mjet të mbrehtë në Pejë, i dyshuari arrestohet

Siguri

Kanosi një qytetar me mjet të mbrehtë në Pejë, i dyshuari arrestohet

news image

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në rrugën Wesli Klark në Pejë gjatë orës 09:55, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur me një mjet të mbrehtë një qytetar.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është konfiskuar mjeti i mbrehtë i cili dyshohet të jetë përdorur gjatë rastit, shkruan Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti në polici është iniciuar si “Sulm dhe kanosje”./GazetaSinjali/