image Kanoset një person në Fushë Kosovë për shkak të një prone

Siguri

Kanoset një person në Fushë Kosovë për shkak të një prone

news image

Mbrëmë rreth orës 18:00, një person është kanosur verbalisht nga një i dyshuar në fshatin Nakarad, në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, shkak i kanosjes ishte një mosmarrëveshje që viktima dhe i dyshuari patën rreth një kontesti pronësor.

I dyshuari ka rënë në prangat e policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/