Besnik Mustafa, djali i ish-kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, është kanosur me jetë, me ‘djegie për së gjalli’. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në ‘Facebook’.
Në mesazhin kërcënues që ka pranuar Mustafa thuhet ai do ta pësoj edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar Isa Mustafës, teksa shan e fyen rëndë atë dhe familjen e tij, përfshirë edhe djalin e mitur.
Kryeziu Bekri është profili i cili ka dërguar kanosjen me jetë ndaj Besnik Mustafës.
Nuk dihet nëse policia do të marrë masa për sigurinë e djalit të ish-kryeministrit Mustafa dhe familjes së tij, pasi kanosja duket tejet serioze.
Kujtojmë se për kërcënim me vrasje ndaj Albin Kurtit është arrestuar anëtari i partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar kallëzim penal kundër tij. /Gazeta Sinjali/