Një person nga Drenasi ka informuar Policinë e Kosovës se disa të panjohur e kanë kërcënuar me armë zjarri, mbrëmë në oborrin e shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
“Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit të rastit është iniciuar si ‘Kanosje’. Rastit është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e policisë
Nuk raportohet për të lënduar./Gazeta Sinjali/