image “Kanë vila dhe pishina”, Rama: Kush harxhon më shumë se 800 kWh do paguajnë më shumë

Shqipëri

“Kanë vila dhe pishina”, Rama: Kush harxhon më shumë se 800 kWh do paguajnë më shumë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku, kanë prezantuar sot masat për krizën e energjisë.

Rama tha se konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla do vijojnë të mbrohen nga rritja e çmimit të energjisë, ndërsa ata që harxhojnë më shumë se 800 kilovat do të paguajnë energjinë me çmimin e tregut, pa përfituar nga mbrojtja.

“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kWh. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit” tha ai.

Ndërkaq, potencoi se me këto masa synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt.

“Çdo kWh mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, u shpreh Rama.

/GazetaSinjali/