image Vdesin dy persona nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Vdesin dy persona nga koronavirusi për 24 orë në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve dy persona kanë humbur jetën në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit)” thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes./Gazeta Sinjali /