Pak orë para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë e Polonisë, tifozët kanë nisur të hyjnë në stadium.
Hyrja e tifozëve po shoqërohet me kontrolle të rrepta nga ana e policisë, në kuadër të masave të ndërmarra për ruajtjen e qytetarëve.
“Air Albania Stadium” do të jetë i mbushur plot e përplot ditën e sotme, ku të pranishëm do të jenë 22 mijë spektatorë.