image Kandiq: Vuçiq e Bërnabiq i intimidojnë serbët në Kosovë me gënjeshtra në baza ditore

Rajon

Kandiq: Vuçiq e Bërnabiq i intimidojnë serbët në Kosovë me gënjeshtra në baza ditore

news image

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq thotë se politikanët serbë, përfshirë presidentin Vuçiq, kryeministren Bërnabiq, ministrat dhe deputetët e partisë së presidentit aktual i intimidojnë serbët e Kosovës në baza ditore me gënjeshtra.

Kandiq e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit, Nebojsa Bakarec se presidenti i Serbisë u ka mundësuar serbëve në Kosovë të mbijetojnë në vatrat e tyre shekullore.

“E pavërtetë: presidenti i Serbisë u ka mundësuar serbëve në Kosovë të mbijetojnë në vatrat e tyre shekullore thotë Nebojsa Bakarec, një deputet i SNS.
E vërteta: Presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderët e rinj të SNS-it intimidojnë serbët në Kosovë në baza ditore me luftë, masakra, barrikada dhe gënjeshtra”, ka shkruar Kandiq në një postim në Twitter./GazetaSinjali/