image Kandidatja e PDK-së kërkon rinumërim të votave: Kush na garanton se ne që ishim në prag, nuk u dëmtuam

Kandidatja e PDK-së kërkon rinumërim të votave: Kush na garanton se ne që ishim në prag, nuk u dëmtuam

news image

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, e cila ishte kandidate për deputete e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, po kërkon rinumërim të të gjitha votave, pasi që sipas saj ka dyshime se ka pasur vjedhje të votave në çdo parti.

Izmaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “kush na garanton që s’kanë ndodh të tilla blerje dhe secili na ne që ishim në prag nuk u dëmtua”.

Postimi i plotë:

Rinumërim për të konfirmuar çdo votë sepse ka shumë dyshime që këto storje kanë ndodh në çdo parti, të Fortit për të Fortit..!

Kush na garanton që s’kanë ndodh të tilla blerje dhe secili nga ne që ishim ne prag, nuk u dëmtua, nuk ju “ndal” hezi që të ecë tjetri ose tjetra!
Rinumërim pra!.

/GazetaSinjali/