image Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë (FOTO)

Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë (FOTO)

news image

Qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.

Ai është shfaqur me “stiker” të vendosur në gojë.

Millunoviq është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitrovicës Veriore. /GazetaSinjali/