image Kandidati për kryetar të Parisit tërhiqet nga gara për shkak të skandalit seksual

Politikë

Rajon/ Kandidati për kryetar të Parisit tërhiqet nga gara për shkak të skandalit seksual

news image

Kandidati për kryetar të Parisit, Benjamin Grieve, u tërhoq papritmas nga gara për kryetar të Parisit, transmeton Gazeta Sinjali.

Tërheqja e papritur erdhi, pasi në internet u publikua një video intime ku shfaqej ish-garuesi për kryetar të Parisit, Benjam Grieve.

Kjo video ishte postuar nga artisti rus, Petro Pavlensky, i cili jetonte në Paris që nga viti 2017. Pavelnsky tha se këtë e ka bërë që t’ia ekspozojë siç e quajti ai, hipokrizinë e Grieve-it.

“Ai thoshte se mbështetet vazhdimisht vlerat e familjes dhe se dëshironte të jetë kryetar i familjeve dhe gjithmonë i jepte si shembull gruan dhe fëmijët e tij, kështu vendosa ta publikojë”, ka thënë artisti.

Ndërsa, Grieve në kërkesën e tij për t’u tërhiqur nga gara ka shkruar se publikimi i videos në rrjetet sociale kanë rrezikuar jetën e tij private dhe familjen e tij.

“Familja ime nuk e meriton këtë, askush nuk duhet t’i nënshtrohet një dhune të tillë. Kjo është arsyeja pse vendosa të tërheq kërkesën time. Ky vendim më kushton, por përparësitë e mia janë shumë të qarta, para së gjithash është familja ime”, ka shkruar Grieve./Gazeta Sinjali/