Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Gjakovës, Hasan Krasniqi, është zgjedhur në pozitën e kryeshefit në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Hasani u zgjodh në këtë pozitë, edhe pse muaj më parë ishte kandidat i partisë në pushtet, LVV-së për asamblist në Komunën e Gjakovës.
Kryeshefi i zgjedhur i KRU “Gjakova”, më parë ka qenë asamblist nga radhët e Alternativës deri në vitin 2017, por më pas nuk kishte arritur të zgjedhej sërish.
Krasniqi është zgjedhur kryeshef nga bordi i përkohshëm në KRU “Gjakova” i emëruar më 14 korrik 2021.